Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi në komunën e Gjakovës, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, në të dy objektet janë evidentuar mungesa të masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve.
Për këtë arsye, janë nxjerrë vendime për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, të cilat do të mbeten në fuqi deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e punës.
