Lajme

Ndalohen të dyshuar, mashtruan 150 qytetarë duke u marrë 50 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arrestuar dy persona nëndyshimin për mashtrim ndaj qytetarëve duke u marrë para nga llogaritë e tyre bankare.

Sipas komunikatës, operacioni është zhvilluar në lokacione të ndryshme.

Të dyshuarit sipas Prokurorisë, kishin mashtruar 150 persona duke u marrë 50 mijë euro, përmes një sms dërguar në emër të disa bankave komerciale të Kosovës.

“Sipas të dhënave të siguruara deri në këtë fazë, ekziston dyshimi se të dyshuarit në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve mes vete, nga muaji Dhjetor 2025 e tutje, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, i nxisin të dëmtuarit që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, ashtu që të dëmtuarit pasi që kishin pranuar mesazhe SMS, kinse nga bankat komerciale NLB – Banka, Teb Banka, Raiffesien Bank, si dhe banka tjera me përmbajtjen “Në llogarinë tuaj është zbuluar aktiviteti i dyshimtë. Ju lutemi identifikoni për të vazhduar përdorimin e shërbimit…”, nga i cili SMS pranohej edhe një link i veçantë, varësisht nga banka që të dëmtuarit kishin llogaritë dhe pas klikimit në këto linqe, të dëmtuarve i është hapur një ëeb-faqe në të cilën është kërkuar të fusin të dhënat bankare, e më pas të njëjtëve u janë tërhequr para nga llogaritë e tyre bankare nga ana e të pandehurve. Numri i të dëmtuarve në këtë çështje, vetëm në regjionin e Prishtinës arrin numrin prej 150 personave, ndërkaq vlera e dëmit arrin shumën prej 50,000 € (pesëdhjetë mijë Euro), ndërkaq jemi në pritje të paraqitjes së të dëmtuarve tjerë, nga regjione tjera, me ç’rast numri i të dëmtuarve, si dhe vlera e dëmit do të jetë akoma më e madhe”, thuhet nga Prokuroria./teve1.info/

 

Të Ngjashme