Lajme

Ndaloipër të parë defektin e makinës, 18-vjeçari përplas për vdekje shqiptaren

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Itali, ku ka humbur jetën një 42-vjeçare shqiptare.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarja, Edmonda Boka ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Audi, ku në një moment ka ndaluar anësh rrugës dhe ka dalë jashtë makinës për të parë mjetin që i kishte dhënë një defekt.

Por ai moment do rezultonte dhe fatal për shqiptare, pasi një 18-vjeçar që drejtonte një mjet tip “Fiat” për shkak të errësirës nuk e ka parë gruan dhe e ka përplasur, duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.

Hetimet për dinamikën e aksidentit janë duke u zhvilluar nga Karabinierët e stacionit Villafranca.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo