Aktori dhe publicisti Çun Lajçi ka reaguar ndaj protestave dhe zhvillimeve politike rreth Gjykatës Speciale, duke kritikuar përdorimin e çështjes së ish-pjesëtarëve të UÇK-së për interesa partiake.
Në një shkrim, Lajçi ka kërkuar ndalimin e protestave dhe ka thënë se “nuk ka individ mbi shtetin”, duke theksuar se partitë duhet të bashkëpunojnë për funksionalizimin e institucioneve.
Shkrimi i plotë:
E kam nji lutje
Boll keni protestu, boll keni rrejtë, boll keni mashtru! Ndaluni, se Kina u knaq tue shitë plisa të bardhë sintetikë e kasketa me simbolet e UÇK-së.
Edhe Turqia i mbushi kacat me pare tue pre flamuj e kasketa e shalla laramana.
Ndaluni!
Se Nasimi, i burgosuni para katërshes, (për të cilët u knaqët tue recitu e tue këndu), e tue ba fushatë për PDK-në, jo për Katërshën, se për Calin e Shalën jo se jo, ua tha troç:
— A e dini çka po doni?
— Jo nuk e dini.
Nëse e dini ç’asht njerëzia, ndaluni me kërkesat tueja personale e partiake, se ju nuk e keni hallin te çlirimtarët, po te votat për partinë.
Ti, more Grudë, që dole me propozimin: «Nji votë për PDK-në asht votë për çlirimtarët», a nuk të vjen marre me e shpërfaqë mashtrimin përmes protestave, ligjeve e pareve që po ia kërkoni shtetit?!
Nuk ka individ mbi shtetin, harrojeni, pra as katërshja në Hagë e ata dy tjerët që mbetën jetimë. Se atëherë nuk ka shtet, po mafi që ligjet i ban për vete!
Ndaluni, more, se u sosën edhe flamujt, edhe simbolet, edhe plisat, edhe kasketat! Tash plasi grushti, (e patë vet), e Gucati s’di ku ka me u mshef mbas asaj që u pa në shesh.
Nasim Haradinaj ju tha se partitë duhet të jenë bashkë e ta zgjedhin presidentin, se s’ka kush me i nënshkrue vendimet e Qeverisë e të Kuvendit.
A keni sy ju?!
Apo duhet me ju dhanë syze me dioptri për me i pa vagabondët e tuxharët tue protestu?!
O, s’ka protestë përderisa Gjeneral Adem Jasharin nuk e vendosni mbi të gjithë, se ai ishte UÇK-ja, ai ishte fara e mbrujtjes së lirisë!
O s’ka dalje n’shesh për UÇK – oa Rifat Jasharin me nipat e vet n’ballë, se nuk asht Bigbradhër Haga!
Tiranë, 02.10.2026
