Sa prej jush keni nevojë të shtriheni në mëngjes?
Zgjimi herët është i vështirë për shumë njerëz. Gogësitja, fërkimi i syve dhe shtrirja janë vetëm disa nga gjërat që bëjmë gjatë orëve të mëngjesit.
Nëse po pyesni veten nëse shtrirja është e dobishme dhe e shëndetshme, përgjigjja është po. Ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe rritjen e energjisë, gjë që mund t’ju ndihmojë të filloni ditën më të kthjellët.
Shtrirja gjithashtu ju ndihmon të keni një ekuilibër dhe koordinim më të mirë të lëvizjeve.
Ju duhen vetëm disa sekonda për këtë lloj ushtrimi dhe këshilla është të stërviteni çdo ditë, transmeton Telegrafi.
Sipas një kompanie të njohur për prodhime të gjërave për një gjumë të rehatshëm, këto janë përfitimet e shtrirjes menjëherë pas zgjimit:
– rrit fleksibilitetin e muskujve dhe kyçeve,
– përmirëson qarkullimin e gjakut,
– redukton tensionin dhe stresin
Shtrirja është alarmi më i mirë për trupin, në fakt i dërgon sinjale trurit se është koha për të zgjuar të gjithë muskujt tanë. Përveç tyre lëvizin edhe kyçet tona, si dhe qarkullimi pas disa orësh shtrirje.
Përveç orëve të mëngjesit, shtrirja është e mirëpritur në çdo kohë të ditës. Pra, nëse bëni një punë që kërkon tetë orë ose më shumë qëndrim ulur, nuk është ide e keqe ta zgjasni pak trupin.
Ekspertët rekomandojnë që të qëndroni në çdo pozicion për një kohë të caktuar gjatë shtrirjes, kështu që 30 sekonda është koha optimale.
Kjo do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga stresi dhe t’u jepni muskujve tuaj kohë të mjaftueshme për t’u çlodhur.
Pas kësaj, relaksohuni dhe merrni frymë normalisht deri në shtrirjen tjetër, të cilën gjithashtu do ta mbani për 30 sekonda.