LifeStyle

Ndërprerja vullnetare e një marrëdhënieje, zgjedhje në emër të vetërespektit

Ne flasim shumë për largimin me dashje të njerëzve nga jeta jonë. Por askush nuk flet për trishtimin që vjen kur duhet të qëndrojmë të vendosur në vendimin tonë, duke e ditur se nuk ishte ajo që donim, por ajo që ishte e nevojshme për ekuilibrin tonë dhe për rrjedhojë mirëqenien tonë.

Prishja e një lidhjeje nuk ka të bëjë me urrejtje, zemërim apo keqdashje. Këto janë ndjenja anësore dytësore, por thelbi i këtij vendimi është i ndryshëm. Është njohja se disa marrëdhënie janë të dëmshme (madje edhe shkatërruese) për shëndetin tonë mendor dhe veçanërisht emocional. Është zgjedhja e vetërespektit dhe kujdesit për veten.

1. Vendimi

Shpesh është i vështirë dhe i dominuar nga emocione të përziera. Mund të mos duam ta marrim, por e dimë se është i nevojshëm për mirëqenien tonë.

2. Hidhërimi

Ai ekziston dhe është i vlefshëm. Ne nuk jemi vetëm të pikëlluar për personin që po largohemi, por edhe për lidhjen që ndamë dhe të ardhmen që kemi parashikuar me atë person.

3. Shërimi i traumës psikike të humbjes

Duhet kohë dhe durim. Ka të bëjë me të mësuarit për të jetuar pa atë person dhe në të njëjtën kohë të pajtohemi me vendimin që morëm.

Të mos harrojmë:

Është normale të “vajtojmë”.

Është normale ta ndjejmë humbjen.

Por ne e morëm këtë vendim për të mirën tonë dhe është diçka për të cilën duhet të jemi krenarë!