Darda Dhimo, 19-vjeçarja nga Korça e cila para disa muajsh rastësisht zbuloi se ishte me leuçemi, fatkeqësisht ka humbur jetën ditën e sotme.
Darda para disa muajsh tregoi se ajo zbuloi sëmundjen e saj në një mënyrë të rastësishme dhe të papritur. Një mëngjes tetori 19-vjeçarja studente e psikologjisë shkoi të dhurontë gjak për bashkëmoshatarët, të bënte një vepër humane, por jeta e saj aty mori një kthesë.
Darda zbuloi nga përgjigjja e analizava se jo vetëm që nuk mund të dhuronte gjak, por ajo që mësoi në ato çaste ishte tronditëse. 19-vjeçarja, studente e psikologjisë në një intervistë për mediat, me lot në sy, por me një buzëqeshje admiruese dhe forcë të adhurueshme tregoi si e përjetoi atë moment.
”Nga një analizë gjaku teksa dëshiroja të dhuroja gjak, zbulova se vuaja nga sëmundja e leuçemisë dhe në ato momente jeta ime dhe e familjes time ndryshoi” – tha ajo.
Por Darda nuk u dorëzua, ajo tregoi se edhe pse fati e përballi me një sëmundje të tillë, nuk do hiqte dorë nga jeta dhe do e luftonte më të gjitha forcat. Mjekët u alarmuan dhe mbetën të habitur për faktin se sëmundja nuk i kishte dhënë asnjë sinjal, ndërsa familja e saj besimtare e krishterë i lutej Zotit për të shpëtuar vajzën e tyre. Darda u dërgua drejt Selanikut nëpërmjet ndihmës së organizatave fetare ku ndoqi dhe terapinë intensive.
Miqtë, të afërmit, shokët e universitetit ku studionte si dhe shumë qytetarë të Korçës i shprehën mbështetjen. Madje një ditë ata zgjodhën të pedalojnë me biçikleta për Dardën, në bulevardin e Korçës, me moton: “Askush s’lufton i vetëm” duke ftuar çdo njeri që ka mundësi dhe dëshirë të japë kontributin personal për të shpëtuar një jetë.
Miqtë dhe të afërmit e 19-vjeçares sot të hidhëruar nga ikja e saj shpreh ngushëllime për familjarët dhe i kanë dedikuar postime, fjalë të ndjera ku shkruajnë se edhe pse në luftë me sëmundjen për disa muaj, Darda kurrë nuk ndaloi së buzëqeshuri.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo