ShowBizzz

Ndërron jetë basisti i famshëm

Andy Rourke, basisti i grupit “The Smiths”, ka vdekur në moshën 59-vjeçare, ka njoftuar grupi.

Kitaristi Johnny Marr konfirmoi “me pikëllim të thellë” se Rourke vdiq pas një sëmundjeje të gjatë me kancer pankreatik.

Në një deklaratë të postuar në Twitter, Marr tha:”Andi do të mbahet mend si një shpirt i sjellshëm dhe i bukur nga ata që e njohën dhe si një muzikant jashtëzakonisht i talentuar nga fansat e muzikës”.

TS Poll - Loading poll ...

Morrissey tha se Rourke “nuk do të vdesë kurrë për sa kohë që muzika e tij dëgjohet”, shkruan BBC.