ShowBizzz

Ndërron jetë në moshën 49 vjeçare aktori Kenneth Mitchell

Aktori i “Captain Marvel”, Kenneth Mitchell ka vdekur në moshën 49 vjeçare. Aktori u diagnostikua me ALS, e njohur gjithashtu si sëmundja e neuroneve motorike, pesë vjet e gjysmë më parë. Familja e tij tha në një deklaratë në Instagram se Mitchell ishte “një vepër arti frymëzuese për të gjitha zemrat që ai preku”.

Mitchell u shfaq në një sërë shfaqjesh dhe filmash televizivë, duke përfshirë Captain Marvel, në të cilin ai luajti babain e personazhit kryesor, Joseph Danvers. I lindur në Toronto të Kanadasë, Mitchell ishte i martuar me aktoren Susan May Pratt dhe dyshja kishin dy fëmijë së bashku.

Ai zbuloi se vuante nga ALS në një intervistë për revistën People në vitin 2020 dhe tha se kishte përdorur një karrige me rrota me energji elektrike. ALS është një sëmundje neurodegjenerative progresive e cila bën që qelizat nervore të specializuara në tru dhe palcën kurrizore të mos funksionojnë siç duhet.

Njihet gjithashtu si sëmundja e Lou Gehrig, sipas lojtarit të famshëm të bejsbollit të New York Yankees, i cili u detyrua të tërhiqej pasi zbuloi sëmundjen në 1939. Ata që preken nga kjo sëmundje mund të kenë vështirësi me ecjen, të folurin, gëlltitjen dhe frymëmarrjen./abcnews.al