
Një nga 4 personat që mbetën në plagosur nga aksidenti në superstradën Lezhë-Laç ka ndërruar jetë gjatë transportimit në spital.
Përplasja e rëndë ndodhi rreth orës 12:30 dhe për më shumë se 30 minuta për shkak të dëmtimëve të mëdha që pësoi makina. Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
“Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Z. C., rreth 70 vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J.
Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai. Njëri nga pasagjerët, shtetasi I. D., 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve,” njofton policia.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo