ShowBizzz

Ndërron jetë ylli i “Breaking Bad”

Ylli i “Breaking Bad”, Mike Batayeh ka vdekur në moshën 52-vjeçare pasi pësoi një atak në zemër derisa ishte në gjumë.

Aktori i njohur thuhet se ndërroi jetë papritur më 1 qershor, tha familja e tij për TMZ.

Ai vdiq teksa ishte në shtëpinë e tij në Michingan, motrën e tij Diane tha se ylli nuk kishte një histori me probleme me zemrën.

Një deklaratë familjare për vdekjen e tij thoshte: “Ai do t’i mungojë shumë ata që e donin dhe aftësia e tij e madhe për të sjellë të qeshura dhe gëzim për kaq shumë njerëz”.

Batayeh ka lënë pas pesë motrat e tij dhe shumë mbesa dhe nipër. Batayeh ishte një vendas i Detroitit dhe banonte në Los Angeles.