Lajme

Ndërtimet pa leje, Balla: S’do të ketë asnjë tolerancë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, njofton se Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje në vendin tonë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Balla thotë se nuk do të ketë tolerancë për askënd që shkel ligjin.

Ministri nënvizon se vigjilenca e policisë dhe IKMT-së do të jetë edhe për abuzime tjera siç është krimi mjedisor. Bashkangjitur Balla ka postuar edhe një video ku IKMT shemb një ndërtesë që është ndërtuar pa lejen përkatëse.

Postimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla në Facebook

Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe cdo shfaqje tjeter abuzive apo krimi mjedisor. Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund. Përgëzoj Policinë e Kukësit dhe IKMT për aksionin e nisur.