Çifti Alisa dhe Urim kanë folur në “Prive Summer” për planet e tyre dhe jetën mes Kosovës e Gjermanisë.
Urimi tregoi se synimi i tyre është rikthimi në Kosovë: “Qatë synim e kemi, po punojmë në atë drejtim, për me u kthy në Kosovë.”
Ndërsa për detajet që ndajnë me ndjekësit, përfshirë edhe ndërtimin e shtëpisë, Alisa tha se nuk e sheh problem të jetë e hapur me publikun.
“Është fer me bo këtë sen, edhe me i majt senet msheft s’ka as sens si influencere që jam unë. S’është fer, s’e kam atë problem”, u shpreh ajo.
Çifti tha gjithashtu se të ardhurat nga rrjetet sociale janë të mjaftueshme, ndërsa Alisa tregoi se gjatë qëndrimit në Kosovë po merret kryesisht me përgatitjen e ushqimeve tradicionale.
