Lajme

Ndërton flamurin kuq e zi më të madh prej letre, shqiptarja futet në “Guinness”

Flamuri kuqezi  i përmasave gjigande që u shtri në zemër të Kosovës në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë është futur në librin e rekordeve Guinness.

Kështu, Arbnora Fejza Idrizi kaloi të gjithë procedurat e nevojshme nga Komisioni i Guniness, duke përmbushur të gjitha kriteret me punimin e saj.

Kjo kryevepër, tanimë ka hyrë në histori si më i madhi në botë, më përmasa 1300.4 m, i punuar në një mënyrë krejtësisht unike dhe nga duart e një gruaje.

Vajza nga Skënderaj është nderuar edhe nga kryetari i komunës i cili i dha një shumë simbolike prej 500 euro për kryeveprën e fundit, flamurin shqiptar.

Flamuri kuq e zi y shpalos në tokën ku njihet si simboli i rezistencës e ku u vunë gur themelet e shtetit të Kosovës.

Arbnora Fejza Idrizi është futur tre herë në librin e rekordeve Guinness, pikërisht me artin e saj origami. Filimisht ajo ka ndërtuar edhe flamurin e Kosovës, si dhe lulen më të madhe në botë prej letre, 8.7 metra.

 

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo