Françeska, një nga banoret më të komentuara të Big Brother VIP, ka biseduar orët e para të mëngjesit të sotëm me disa prej banorëve, duke i treguar për një eksperiencë personale.
Teksa banorët kanë nisur një diskutim lidhur me buliminë dhe anoreksinë, Françeska ka treguar se në adoleshencë ajo ka luftuar me buliminë, që lidhet me çrregullimin e të ngrënit.
“Gjithë ato gjëra që kaloja gjatë ditës nuk konsumoja ushqim, dhe kur vija në shtëpi ulesha para televizorit dhe shikoja “Friemds” se më bënin të ndihesha mirë dhe haja akullore, patatina, çokollata. Konsumoja çdo gjë që më vinte përpara thjesht që të ndihesha mirë. Vetëm konsumoja ushqim, kur vinte darka bija në qetësi dhe më vinin në mendje budallallëqet dhe pastaj pendohesha që kam ngrënë kaq shumë”, tregon ajo.
“Thoja o Zot sa shumë kam ngrënë, do shëndoshem dhe do bëhem si gomare, do më bullizojnë, do i jap arsye që të më bullizojnë. Ndihesha keq me veten time që kisha abuzuar me ushqimin. E vetmja gjë që mund të kontrolloja ishte kjo dhe pastaj nga kjo ndjesia e keqe që kisha shkoja dhe villja. Nga stresi e kaloja me ushqim”, tha ajo.