ShowBizzz

“Ndihmë! Mos më prek”/ Publikohet video e këngëtares Maya me bashkëshortin, momenti kur mbërrin policia

Gjykata ka pajisur me urdhër mbrojtjeje këngëtaren e njohur të muzikës popullore Maya Aliçkaj, për shkak të dhunës së dyshuar nga bashkëshorti i saj Arben Shuaipi.

Në një video të publikuar nga Ora News dhe të regjistruar nga bashkëshorti i saj, ku shihet Maja brenda banesës, për të cilën secili prententon se është e saja.

Shuaipi i kërkon Majës të largohet nga banesa sepse është e tija dhe sepse ka një urdhër mbrojtjeje, ndërsa kjo e fundit del në ballkon dhe bërtet “Ndihmë, ndihmë”, ndërkohë që lajmëron dhe policinë.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, debati me tone të ashpra mes tyre ka vijuar.



lokimagazine