ShowBizzz

“Ndjenjat nuk komandohen”- Ilnisa flet për raportin me Meritonin

Të nominuarat e shtëpisë së “BBVIP3”, Sara, Ilnisa, Ledjana dhe Roza, kanë bërë një “konferencë” ditën e sotme, ndërsa i janë përgjigjur disa pyetjeve nga banorët.

Mes shumë pyetjesh për lojën, strategjitë dhe dinamikat e këtyre ditëve, të nominuarat janë pyetur edhe për ndjesitë që kanë, sidomos Ilnisa, e cila sic mund ta dini është shfaqur shumë e afërt me Meritonin.

Pyetjes se nëse qëndron në shtëpi, si do donte që të vazhdonte ky afrimitet me Meritonin, pra nëse do donte që të kishte dicka më shumë me të, Ilnisa fillimsht ju përgjigj në mënyrë të tërthorë, por më pas pranoi se “ndjenjat nuk komandohen” dhe këtë e ka kuptuar sidomos këto ditë.

Kështu, banorja e “BBVIP”, nënkuptoi se nisur nga ndjenjat që ka, do donte ta vazhdonte njohjen me Meritonin dhe pse jo të kishte dicka me të, por sigurisht nuk është vetëm në dorën e saj.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)



lokimagazine