ShowBizzz

“Ndjeva një dhimbje shpirtërore”; Çiljeta Xhilaga kujton momentin kur humbi jetën ish-gruaja e Albanit!

Çiljeta Xhilaga ka qenë e ftuar te podcasti i Mira Kazhanit dhe ka bërë një rrëfim për jetën e saj. Ajo ka kujtuar momentin kur Albani ka humbur ish-bashkëshorten e tij dhe se kur ata janë njohur së bashku.

“Kur ka ndodhur fatkeqësia në jetën e Albanit, nuk e njihja fare. Nuk merrja vesh fare nga sporti.

Sa isha bërë nënë, kam qenë te parukeria e mamit. Kur kam lexuar kam ndjerë dhimbje shpirtërore, siç kanë ndjerë gjithë shqiptarët. Kam marrë një cigare në dorë. Kam thënë, po dal të pi një cigare për shpirtin e kësaj vajzës”, tha Çiljeta.

Çiljeta Xhilaga tha se një vit e gjysmë më pas ka njohur nga afër Albanin. “Ia kam thënë edhe Albanit këtë gjë. Pas një viti e gjysmë Zoti na miksoi kështu rastësisht. Sikur ti ke shprehur një gjë nga dhimbja e shpirtit tënd dhe sikur Zoti e ka dëgjuar dhe ka thënë, po i bashkoj bashkë”.



bal