Lajme

Ndrangheta, 2200 vitet burg për 207 anëtarët në një nga gjyqet më të mëdha të mafias

Mbi 200 anëtarë të organizatës kriminale Ndragheta janë dënuar me 2200 vite burg, në një prej gjyqeve më të mëdha kundër mafias në Itali.

Në procesin gjyqësor që zgjati më shumë se 3 vite u dënuan mafiozë, sipërmarrës dhe politikanë me akuzat për vrasje, korrupsion, trafik droge, pastrim parash dhe zhvatje.

Ndragheta konsiderohet si një nga organizatat kriminale më të fuqishme në botë e themeluar në shekullin 18 në jug të Italisë.

Ajo është mafia e vetme që është aktive në çdo kontinent dhe thuhet se kontrollon 80% të tregtisë së kokainës në Europë me një qarkullim vjetor parash prej 59 miliardë eurosh.

Tre gjyqtarët që kanë dhënë vendimet që prej 16 tetorit kanë jetuar në një shtëpi e cila është nën mbykqyrjen dhe mbrojtjen e plotë të policisë.

Forcat speciale dhe njësitë elitare goditën organizatën kriminale “Ndrangheta” në vitin 2019 në një operacion ku morën pjesë më shumë se 3 mijë oficerë policie që bastisën 12 rajone në Itali dhe kryen arrestime në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari.

Në këto operacion u sekuestran me dhjetëra prona dhe disa milionë euro para cash.