Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë nesër një seancë, ku do shqyrtohet “dhënia e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”.
Mandati i Arben Ahmetajt do i kalojë Plarent Ndrecës. Ndreca merr mandatin e Arben Ahmetajt pasi ky i fundit bëri 6 muaj pa shkuar në Kuvend, më datë 6 Janar 2024, mandati i tij përfundoi dhe i kalon kandidatit pasardhës në listë.
Kandidatja pasardhëse në fakt ishte drejtuesja Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici, e cila refuzoi të marr madatin e deputetit, duke i kaluar kështu Ndrecës.
Ndreca ditë më parë tha se do e pranonte me nder detyrën si deputet. Parlamenti i Shqipërisë do të mblidhet të hënën, më datë 15 Janar 2024 për të verifikuar edhe zyrtarisht vakancën për mungesën mbi 6 mujore të deputetit Arben Ahmetaj dhe më pas do të vijojë procedurat përkatëse, shkruan neësbomb.al.
E plotë:
Në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të zhvillojë seancë publike:
Data e seancës: 15.01.2024, ora 11:00
Rendi i ditës:
Çështje për shqyrtim rishtas
Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Tiranë, z. Plarent Pjetër Ndreca”.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo