Lajme

“Ndryshe nga 25 vitet e fundit”, Osmani paralajmëron: Serbia po përgatit ushtrinë të kryejë sulme në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar për një tjetër sulm, pas atij në Manastirin e Banjskës ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku.

Në një intervistë për prestigjozen La Repubblica, Osmani tha ka prova të pakundërshtueshme që Serbia po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën.

Kreu i shteti kosovar shprehu shqetësimin për mobilizimin e ushtrisë serbe sipas saj, duke thënë se është e paprecedentë dhe ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, referuar tensioneve me Kosovës dhe Serbisë.

“Ka prova të pakundërshtueshme. Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën. Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë”, deklaroi Vjosa Osmani.