ShowBizzz

Ndryshime të bujshme në televizion, ‘Klanifornia’ largohet nga Tv Klan

Nga sezoni i ardhshëm televiziv spektaklin e humorit “Klanifornia” nuk do e shohim më në TV Klan. Lajmi është bërë i ditur nga burime ekskluzive për “Vip Magazine” ku thuhet se programi i humorit ka mbyllur kontratën me televizionin kombëtar.

Nuk dihet nëse trupa e humorit do të zhbëhet apo do të zhvendoset në sezonin e ardhshëm në një tjetër ekran televiziv.

Deri më tani, ndër aktorët e humorit që ka njoftuar largimin nga ky televizion është Jul Deda, i cili ditën e djeshme ka postuar edhe foton e fundit në ambientet e tij.



TS Poll - Loading poll ...