Lajme

Protesta në Shkup, Gjenevë, Oslo, Treviso dhe Melburn kundër aktgjykimit të Speciales

Qytetarët shqiptarë protestuan të dielën në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për katër drejtuesit e UÇK-së.

Edhe në këtë protestë iu dha mbështetje e fuqishme UÇK-së dhe krerëve të saj në Hagë.

Protestuesit mbanin në duar pankartat: “Drejtësi, jo gjykim të lirisë”, “Liria ka emër” dhe “Jo në emrin tim”.

Folësit e kanë quajtur hipokrizi dënimin në emër të popullit, duke potencuar se “asnjë popull nuk i dënon çlirimtarët e tij”.

Protesta të tilla të dielën mbajtën edhe mërgimtarët edhe në Melburn të Australisë, në Oslo të Norvegjisë, në Gjenevë të Zvicrës e Treviso të Italisë.

Protesta po mbahen çdo ditë që nga 16 shtatori kur u shpall aktgjykimi i Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Të Ngjashme