Ndërsa biznesi i shërbimit taksi është zgjeruar ndjeshëm, sidomos në kryeqytet, qeveria ka vendosur rregulla të reja që synojnë të japin më shumë siguri për pasagjerët. Referuar udhëzimit të botuar në Fletoren zyrtare dhe tashmë në fuqi, taksistët duhet t’i nënshtrohen një kursi përpara pajisjes me “Dëshminë e Taksistit”.
Konkretisht në udhëzim thuhet, se të interesuarit për të punuar në këtë shërbim, duhet të sigurojnë “Dëshminë e taksistit” nëpërmjet zyrave të shërbimit të DPSHTRR-së mbasi të kenë ndjekur një kurs formimi për taksistë, me kohëzgjatje 12 orë dhe të jenë shpallur fitues të një testimi ku të demonstrojnë aftësitë e tyre.
NEWS PD ulet në tryezë të mërkurën e 1 korrikut për ndryshime, Edi Paloka “ hap krahun”: Nuk do kandidoj, të provohen të tjerëSipas udhëzimit, “Dëshmia e Taksistit” është dokument që vërteton se drejtuesi zotëron njohuri të mjaftueshme për kryerjen e shërbimit me mjete taksi dhe është pjesë përbërëse e dokumenteve për efekt licencimi në transportin e udhëtarëve me taksi.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) do të shërbejë si qendër trajnimi për kandidatë që kërkojnë të pajisen me “Dëshmi Taksisti”.
Për marrjen e Dëshmisë, drejtuesi i autoveturës taksi duhet të ndjekë programin e trajnimit të detyruar dhe t’i nënshtrohen një provimi.
NEWS Ndryshojnë planet për udhëtimet në Europë, sistemi i ri i autorizimit online shtyhet pas kaosit në kufijtë e BE-sëTrajnimi përfshin tema që lidhen me rregulloret dhe licencat; Sigurinë rrugore dhe emergjencat; Shërbimin ndaj klientëve; Gjeografinë dhe navigimin; Menaxhimin e mjetit; Aspektet ekonomike dhe fiskale dhe Etikën profesionale.
Testimi i njohurive teorike realizohet pranë DRSHTRR-ve, me kompjuter në programin elektronik të testimit për “Dëshmi Taksisti”. Testi i provimit gjenerohet nga kompjuteri për çdo provë në mënyrë të rastësishme dhe përbëhet nga 30 pyetje të formuluara rreth temave të programit. Për t’u shpallur fitues i provimit, aplikanti duhet të ketë dhënë të paktën 27 përgjigje korrekte nga 30 gjithsej. Kohëzgjatja e testimit të njohurive është 30 minuta.
NEWS Po hante darkë me gruan! Ndahet nga jeta papritur futbollisti i njohur italian (foto)Afati i vlefshmërisë së Dëshmisë së Taksistit është 5 vjet. Në këtë rast, DPSHTRR-ja, para regjistrimit për kursin e formimit për taksistë për lëshimin, për herë të parë ose rinovimin e dëshmisë, i kërkon drejtuesit të automjetit taksi certifikatën mjekësore që vërteton që është i aftë nga pikëpamja mjekësore dhe psikologjike për kryerjen e veprimtarisë përkatëse, dëshminë e penalitetit, si dhe të mos ketë masë administrative aktive për pezullim apo heqje të leje drejtimit.
