ShowBizzz

Ndryshon sërish formula: Fituesi i Festivalit shkon në Eurovizion!

Festivali i Këngës vjen me edicionin e 63-të të Këngës. Për herë të parë, Fest 63 do të prezantojë një sistem votimi të zgjeruar, ku do të përfshihet edhe diaspora, e cila do të ketë mundësinë të votojë për këngën fituese.

Ndryshe nga viti i kaluar, ky edicion vjen më një ndryshim ku do të ketë vetëm një fitues, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Ky ndryshim vjen për të thjeshtuar procesin, ku publiku dhe juria do të kenë mundësinë të zgjedhin këngën më të mirë.

Ndryshon sërish formula: Fituesi i Festivalit shkon në Eurovizion!

Gjithashtu për herë të parë, ky festival do të përdorë sistemin e automatizuar të të njëjtit standard që përdoret në Eurovision, duke garantuar performanca të përpikta dhe të jashtëzakonshme.

Në konferencën për mediat është bërë me dije se një natë speciale e Festivalit do t’i kushtohet poezisë dhe tekstit të këngëve, duke nderuar poetët dhe tekstshkruesit e mëdhenj të festivalit, që kanë lënë një gjurmë të thellë në historinë e muzikës shqiptare.

Kujtojmë që Festivali i Këngës do të zhvillohet në 4 net magjike nga datat 19-22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.



bal