ShowBizzz

Ndryshon vendi i koncertit të Dafina Zeqirit

Kompania “Moneyz music” dhe këngëtarja Dafina Zeqiri kanë lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me ndryshimin e vendndodhjes së koncertit të shumëpritur “Supernova”.

Ky ndryshim vjen për shkak të arsyeve institucionale që janë të pavarura nga organizimi i tyre.

Sipas njoftimit, Salla 1 Tetori nuk do të jetë më vendi mikpritës, pasi do të përdoret nga autoritetet dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për procesin zgjedhor, i cili përkon me datat e planifikuara të koncertit.

Pas bashkëpunimit me institucionet kompetente, organizatorët kanë gjetur lokacionin e ri. Eventi “Supernova – Dafina Zeqiri” do të zhvendoset në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Organizatorët theksojnë se ky ndryshim është bërë për të ruajtur datat, cilësinë dhe standardin e lartë të prodhimit që kishin planifikuar, duke siguruar një përvojë edhe më të mirë për publikun. Ata garantojnë se të gjitha biletat e blera mbeten të vlefshme dhe nuk kërkojnë asnjë veprim shtesë nga ana e publikut.

Në fund, “Moneyz music” falënderon publikun për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke premtuar një mbrëmje të paharrueshme në lokacionin e ri.