ShowBizzz

Në 25 vjetorin e masakrës së Krushës, Hysni Zeqiri vjen me këngën “Pritja”

Këngëtari Hysni Zeqiri ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Pritja”.

Kënga “Pritja” të cilës këngëtari ia ka realizuar edhe video-klipin trajton plagën më të rëndë të shqiptarëve.

“Pritja”, është këngë kushtuar masakrës së Krushës së Madhe.

Kjo këngë është vlerësuar mjaft nga artdashëist dhe publiku në përgjithësi.

Vetë këngëtari Zeqiri në prezantimin e projektit ka deklaruar se sado që krenaria është e madhe, dhimbja të gërryen shpirtin.

Po du një varr me pas me t’kja!

Sa do që krenaria është e madhe, dhimbja të gërryen shpirtin.💔

Dhimbja për më të dashurit është gjithmonë e pranishme, por në ditët si këto është edhe më e madhe, janë momente kur në përvjetorin e humbjes, ke dëshirë të kesh një varr që të mund të vendosësh një kurorë aty ku pushojnë eshtrat e familjarëve.

Edhe pas 25 vitesh, Krusha dhe e gjithë Kosova vuan nga dhimbja për humbjen e më të dashurve, djem e vajza për fatin e të cilëve akoma nuk dihet gjë”, ka shkruar këngëtari në profilin e tij në Facebook.