Lajme

Në dhomën poshtë memorialit të Skënderbeut u gjet bazamenti i një sarkofagu

Ndërsa ecën përmes mureve që tregojnë periudhat në të cilat ka kaluar ndër shekuj Lezha, vendvarrimi i Skënderbeut është pika kryesore e qëndrimit.

Pak kush e ka vënë re se në mes të memorialit të hapur prej vitit 1981 është një kapak që nuk u hap asnjëherë për publikun dhe as për studiuesit.

Çfarë zbuluan gërmimet arkeologjike që u zhvilluan gjatë viteve 70-80 në Lezhë? Përgjegjësi i Memorialit, Paulin Zefi, tregon sesi u arrit një zbulim që ndau edhe vetë grupin e punës.

Por çfarë dyshuan dhe pse u mbyll për të mos u hapur asnjëherë objekti misterioz që u fut në një dhomë të mbyllur me beton. A bëhet fjalë për varrin e vërtete të Skënderbeut?

Zefi jep disa arsye se përse ata që mendonin se bëhej fjalë për bazemanentin e një sarkofagu mund të kishin të drejtë.

Përgjegjësi i memorialit dhe njëherazi historian Paulin Zefi tregon dyshimet dhe argumentet

Në dhomën që iu mbajt e fshehtë publikut, rrethuar nga betoni, Paulin Zefi, tregon disa detaje që sipas tij flitet për një objekt të madh dhe që mund të ishte një sarkofag.

Ajo që ka ndodhur në vitin 1981 është akoma më e habitshme. Gurët dhe dherat u lëvizen plotësisht e kjo ka bërë që të jetë e pamundur kryerja e analizave sot.

Zbulimi dhe prezantimi i këtij bazamenti për publikun mund të jetë i rëndësishëm për të tërhequr edhe më shumë vizitorë e turistë.