Meriton Mjekiqi, një nga finalistët e “Big Brother VIP”, në një postim në Instagram ka uruar për ditëlindje djalin e tij, Loarin.
Artisti ka ndarë disa foto të ëmbla nga momentet me të, teksa i ka dedikuar edhe disa fjalë të bukura zemre, “Shpirti i babit, Loar! Gëzuar ditëlindjen, dritë e diellit dhe syve të mij. Mos harro kurrë që babi të do”, ka shkruar ai.
Gjatë qëndrimit në ‘reality show’, Meritoni ndau historinë prekëse me djalin e tij duke prekur zemrat e mbarë shqiptarëve.
Edhe nëna e Loarit, Egesta e ka uruar me disa fjalë të veçanta, duke e quajtur ‘superhero’.
bal