Vajza e Agron Llakaj, Alkida feston ditëlindjen e parë pa nënën e saj, e cila fatkeqësisht u nda nga jeta pak muaj më parë.
Në këtë ditë të shënuar për të, babai i saj, aktori Agron Llakaj ka bërë një postim tejet prekës në rrjete sociale, duke i dedikuar fjalë të ndjera zemre
“Bija ime Alkida! Sot ti ke ditëlindjen dhe e kuptoj gjithçka që ndjen. Kjo është e para ditëlindje pa njeriun e shtrenjtë, mamin dhe shoqen tënde të ngushtë. Por jam i sigurt që nga Atje lart, ajo sikur më thotë: ‘Hape shampanjën për vajzën, Agron!’
Nuk të ka lënë vetëm… Adea është rritur dhe tani e ke atë si shoqen tënde më të ngushtë. Bija ime, unë nuk ta zëvendësoj dot mamin, por sa të kem frymë dhe zë, do të jem pranë teje me gjithë forcën e dashurisë sime. Shekullofsh shpirt! Shëndeti dhe suksesi yt janë edhe urimi i mamit nga Atje lart. Buzëqeshi jetës zemër! Babi si gjithmonë të thotë sikur kur ishe e vogël, ‘Të dua sa qielli e sa bota!’”, ka shkuar ai teksa ka ndarë foto të bukura të së bijës.
View this post on Instagram
bal