ShowBizzz

Në ditën e lindjes, Albani i nxjerr sekretin Beatrixit

Sot është ditëlindja e këngëtares Beatrix Ramosaj. Ajo mbush 29 vjeç e në ditën e saj speciale, Albani ka zbuluar një sekret. 

Këngëtari ka treguar se ai dhe motra e tij do të vijnë së shpejti me një bashkëpunim me Dj PM dhe Dj Dagz. Kënga do të titullohet “Gin Tonic” dhe do të publikohet me 30 Qershor.

“Po ju lajmëroj pa lejën e Einxhelit, s’po e bëj tag me shpresën që do e shikojë”, ka shkruar Albani krahas njoftimit të tij.

Në ditën e lindjes, Albani i nxjerr sekretin Beatrixit