ShowBizzz

“Ne e humbëm beben”, Ish-banorja e Big Brother VIP ndan mesazhin e dhimbshëm

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, këngëtarja dhe sipërmarrësja Ledi Vokshi, ka ndarë me ndjekësit një lajm të dhimbshëm, duke zbuluar se ka humbur foshnjën që priste.

Përmes një postimi në Instagram, ajo rrëfeu se kishte planifikuar të njoftonte shtatzëninë, për të cilën ishte lutur prej tre vitesh, por në vend të kësaj vendosi të fliste për humbjen që ka përjetuar.

Të lidhura

None found

“Ky nuk ishte postimi që kisha planifikuar të shkruaja. Do të njoftoja një moment për të cilin jam lutur për 3 vite. Në vend të kësaj, po ndaj një humbje. Po e ndaj këtë sepse shumë gra e mbajnë këtë dhimbje vetëm, dhe edhe pse kështu ndihem në këtë moment, nuk besoj se duhet ta bëjmë. Nëse keni qenë në këtë situatë, unë po ju mbaj dorën nga ku do që jeni.”

Me këtë mesazh, Ledi Vokshi u shpreh në mbështetje të grave që kanë kaluar të njëjtën përvojë, duke theksuar se dhimbje të tilla nuk duhet të përjetohen në heshtje.

Gjatë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Kosova 2”, ajo kishte treguar se brenda një periudhe të shkurtër kishte humbur dy foshnja, si edhe babanë e saj.

Ledi Vokshi është nënë e dy djemve, të cilët, sipas saj, mbeten mbështetja më e madhe në jetën e saj.

Të Ngjashme