Lajme

Në farmaci s’ka ventolinë, prej 4 muajsh nuk ka medikament për astmatikët

Prej 4 muajsh në depot farmaceutike ka një mungesë të ventolinës, e cila është jetike për të sëmurët me astmë.

Mediat raportojnë se të gjithë personat që vuajnë nga astma nuk gjejnë dot në farmaci, medikamentin që u lehëson frymëmarrjen në raste krizash.

Ventolina, (salbutamol) e cila mungon në farmaci është një trajtim që administrohet në formë thithjeje dhe merret përmes pompës mungon prej muajsh në farmaci. Edhe ditën e sotme Euronews Albania raporton se asnjë farmaci në rang vendi nuk ka gjendje. Ndonëse është një produkt tejet i rëndësishëm për këta pacientë, vetë farmacitë tregojnë se mungon, por ende nuk kanë marrë një përgjigje se përse depot kanë mungesë e për pasojë as qytetarët.

Ventolina përdoret edhe për trajtimin e disa patologjive të sëmundjeve pulmonare kronike. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Urdhëri i Farmacistëve e konfirmojnë mungesën e Ventolinës.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo