Xhesika Polo dhe Himena Sherifi ishin dy fermeret më pak të preferuara të publikut.
Me këtë rast, ato u përballën me një sfidë, e cila siç u pa nuk shkoi edhe aq mirë.
Bukuroshja nga Kosova pati një atak paniku pasi në një moment shihet duke rënë në tokë.
Asaj iu afruan menjëherë fermerët e tjerë duke i dhënë ndihmën e parë.
Gjendja shëndetësore e Himenës tani është mirë falë edhe kujdesit të mjekëve.
Himena ndryshe ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Ajo mori vëmendje të madhe gjatë kohës që ishte brenda, ndonëse qëndroi për një kohë të shkurtër.
ks