Lajme

Në gjendje të dehur rrëzohet në anë të rrugës, ndërron jetë 53 vjeçari në Kurbin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Kurbin. Burime për mediat bëjnë me dije se një 53-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar përtokë në aksin e vjetër Laç-Milot, në afërsi të Uzinës.

Viktima i identifikuar si Luan Kolici ishte në gjendje të dehur në momentin që u rrëzua dhe ka marrë dëmtime në kokë.

53 vjeçari ka qenë duke ecur në këmbë në anë të rrugës kur është rrëzuar dhe fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra në kokë ka gjetur vdekjen.  Nga veprimet hetimore paraprake dhe këqyrja e pamjeve filmike të administruara, dëshmitë e marra si dhe këqyrja e jashtme e kufomës, rezultoi se ngjarja është aksidentale.