Lajme

Në gjendje të dehur, shqiptari vr et partneren 29-vjeçare në Greqi

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kretë, Greqi, ku një shqiptarë ka vrarë me armë partneren e tij.

Mediat greke bëjnë me dije se 39-vjeçari shqiptar ishte në gjendje të dehur kur ka shkuar në banesë dhe pas një debati ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij 29-vjeçare rumune.

Pas ngjarjes ai ka thirrur ambulancën, por fatkeqësisht 29-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

39-vjeçari është arrestuar dhe ka pranuar krimin, ndërsa raportohet se edhe më herët ai ka qenë i dënuar për trafikim droge.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo