Qytetarët e Hiroshimës kanë reaguar ndaj çmimit Oscar që filmi “Oppenheimer” mori, pasi filmi përshkruan garën për të zhvilluar bombën atomike që shkatërroi qytetin e tyre 78 vjet më parë. Japonia është i vetmi vend që ka pësuar një bombardim bërthamor amerikan dhe filmi ende nuk është shfaqur aty.
“Oppenheimer” do të fillojë të shfaqet në Japoni më 29 mars, afërsisht tetë muaj pas debutimit të tij. Polemika rreth përmbajtjes së filmit, e kritikuar nga disa për fshehjen e viktimave të bombardimeve dhe një fushatë pozitive marketingu, nxiti dyshimet nëse filmi do të shfaqej edhe në Japoni.
Shumë japonezë u ofenduan nga fushata në internet “Barbenheimer”, e cila lidhte filmin për bombën bërthamore me Barbie, një argëtim i rastësishëm i filmit veror.
Teruko Yahata, e cila i mbijetoi bombardimit të Hiroshimës, i tha Reuters se mezi priste të shihte filmin “Oppenheimer” dhe shpresonte që ai të rindezte debatin rreth armëve bërthamore.
Kjo ndjenjë u bë ‘jehonë’ nga disa banorë të Hiroshimës të intervistuar nga Reuters pasi filmi fitoi 7 çmime Oscar.
bal