33-vjeçari shqiptar, Oltjon Belulaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Franca për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar në Peru.
Oltjon Belulaj akuzohet për import të lëndëve narkotike në Francë dhe për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal.
Policia e Perusë bën me dije se Oltjon Belulaj është arrestuar në aeroportin e Perusë, pasi autoritetet ishin informuar se 33-vjeçari do të zbriste në aeroport pas një fluturimi nga Brazili.
33-vjeçari shqiptar, sipas alarmit të kuq ndërkombëtar të Policisë franceze, akuzohet për trafik të paligjshëm droge, krime të importit të lëndëve narkotike në një bandë të organizuar, blerje, posedim, transport dhe shitje të drogë, vepra këto që mund të dënohen me ligj me 10 vjet burgim.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo