ShowBizzz

Në kërkim nga Policia, Antonela Berisha bllokon të gjitha komentet ndaj saj në Instagram

Dhuna brutale ndaj Klea Prengës është kthyer në temë diskutimi në media dhe rrjete sociale. E reja u masakrua me gotë xhami në fytyrë teksa ndodhej në një restorant.

Pamjet e rënda po qarkullojnë në rrjet, ndërsa e dhunuara tashmë kërkon drejtësi për arrestimin sa më parë të dy vajzave që ajo akuzon, Antonela dhe Mariela Berisha.

Ish banorja e BBV dhe motra e saj, siç pretendon e reja, e kanë sulmuar dhe kërcënuar me mesazhe se “ky është mësimi që merr kur futesh në mes të familjes”.

Teksa rasti po qarkullon e po komentohet kudo, Antonela Berisha e cila është në arrati ka bërë reagimin e saj të parë në “heshjte”.

Ish-konkurrentja e Për’Puthen ka bllokuar opsionin e komenteve në të gjitha fotot e saj. Përfshirja e saj në këtë incident të rëndë mesa duket ka shkaktuar shumë reagime në faqen e saj zyrtare duke e detyruar të ndërmarrë këtë veprim.



bal