ShowBizzz

Në këtë ditë Ermiona Lekbello nuk mund të ishte më krenare se kaq

Dita e sotme është shumë e veçantë për Ermiona Lekbellon. Ish-banorja e këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania” ndihet krenare për arritjen e vajzës së saj, Elisës, e cila sapo është diplomuar.

Ajo ka ndarë disa foto nga momenti i rëndësishëm.

“Shumë krenare për Elisën”– shkruan ndër të tjera Ermiona krah fotove të publikuara në “Instagram”, ku shihet vajza e saj me diplomën në duar.

Ermiona ka treguar edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri se ka një lidhje të fortë me vajzën e saj, të cilën e mbështet në çdo hap.