ShowBizzz

Në këtë fundvit, Sara ka dy fjalë për Lori Hoxhën!

 
Teksa janë ditët  e fundit të vitit 2023, Sara Hoxha ka zgjedhur që t’i dedikojë një postim motrës së saj Lori Hoxhës. Prej kohësh ato tashmë kanë marrë drejtimin e Top Channel, dhe në mes sfidave të shumta që televizioni ka kaluar, Sara modestisht thotë se ja kanë dalë edhe falë Lorit.
Sara, punonjëse në Top por edhe motra Lorit, ndër të tjera thekson se është krenare për që është pjesë e skudrës së saj.

Në këtë fundvit, Sara ka dy fjalë për Lori Hoxhën!

“2023-it i kemi dhënë shumë nga vetja por edhe na ka dhuruar shumë. Ka qenë një vit plot sfida por edhe një vit plot emocione. Emocioni im më i madh përtej rritjes së familjes sime të vogël, është të shoh njerëzit e mi si rriten në çdo aspekt të jetës. Ne që punojmë në Top Channel çdo ditë e dimë që 2023 na sprovoj që në fillim të vitit dhe vetëm falë dashurisë për institucionin dhe ëndrrat që në thurim çdo ditë ja dolëm të gjithë.

Ja dolëm modestisht edhe falë Lorit.

Lori që rri gjithmonë me kokën lart dhe me sytë drejt së ardhmës. Lori që vjen në ccdo zyrë dhe ka aftësinë të na nxjerri nga “bubble” ku ne mund të kemi ngecur në atë moment.

Unë Sara, punonjëse në Top por edhe motra Lorit nuk mund të isha më krenare të jem pjesë e skuadrës saj. Për gratë e shkëlqyera. Le t’i shikojmë ato të lulëzojnë dhe të formojnë një pjesë të trashëgimisë së Shqipërisë”, ka shkruar Sara në postimin.

 

 
 

 
 

View this post on Instagram

 

 
 
 

 
 

 
 
 

 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa)



bal