Shëndetësi

Ne keto 3 qarqe temperaturat do te jene perveluese sipas meteorologes se njohur

Shqipëria përgjatë kësaj jave do të përfshihet nga vala e të nxehtit afrikan.

Lajmin e ka bërë të ditur meteorologia Lajda Porja, sipas së cilës ditën e premte dhe të shtunë vlerat termike do të arrijnë deri në 42 gradë.

Qarqet më të prekura nga i nxehti ekstrem do jenë Elbasani, Berati dhe Gjirokastra, sakaq edhe kryeqyteti do të regjistrojë temperatura shumë të larta.

“Dita e sotme dhe e nesërme pritet të jenë me intervale me diell, sidomos bregdeti. Termometri gjatë këtyre dy ditëve do të jetë 36 gradë. Që nga dita e mërkurë, do të shfaqen të ashtuquajtura “flakët e ferrit”.

Parashikohen që valët e të nxehtit afrikan të mbërrijnë edhe në territorin shqiptar dhe në pjesën më të madhe të Mesdheut. Vala e të nxehtit do kenë epiqendër jugun e Italisë, por temperatura shumë të larta do të përjetojë edhe Shqipëria.

Ditët më të nxehta të javës do të jenë e premtja dhe e shtuna, ku termometri do të shënihë në 42 gradë. Parashikohen që temperaturat më ekstreme të jenë në qarqet Elbasan, Gjirokastër, Berat, por edhe kryeqyteti do jetë afër vlerës mbi 40 gradë Celsius.”, -tha ajo.

Edhe vendet e rajonit do të përjetojnë temperatura të larta. Në Kosovë temperaturat të enjten dhe të premten do arrijnë në 38 gradë, temperatura shumë të larta këto për pozicionin dhe klimën e saj. Gjithashtu edhe Maqedonia e Veriut do regjistrojë temperatura të larta, vlera e të cilave do shkojë deri në 39 gradë Celsius.