Lajme

Në Kuvendin e Kosovës u shënua Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

Në Kuvendin e Kosovës, kryeparlamentari bashkë me deputetë e organizata të shoqërisë u mblodhën për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Aty, folën për rëndësinë e kësaj dite dhe bashkëpunimin e këtij institucioni me shoqërinë civile në vend dhe organizatat ndërkombëtare.

U mblodhën për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

E në hollin e Kuvendit të Kosovës, u bënë bashkë organizatat e shoqërisë civile për të prezantuar publikimet e tyre mbi nivelin e demokracisë ne vend.

Aty kryeparlamentari Glauk Konjufca, shpalosi disa nga hulumtimet e tyre.

Ai foli për rëndësinë e kësaj dite në Kosovë.

E në shënimin e kësaj dite u fol edhe për inteligjencën artificiale.

Drejtoresha e NDI, Nancy Soderberg tha se në Kosovë ka pasur raste të ndikimit të gratë.
“Ne jemi të zotuar që të ndërtojmë një sistem të qeverisjes që është llogaridhënies. Kosova ka mundësi për standarde të qarta, duke promovuar transparencën për të ndërtuar qeverisje të mirë”, tha ai.

Kryetarja e Forumit për Transparencë Parlamentare, Arbëreshë Kryeziu foli për bashkëpunimin e Kuvendit të Kosovës me shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu tha se vendi ka pasur një qeveri jodemokratike.

Gjatë së hënës, për shënimin e kësaj dite të demokracisë në Kosovë pati edhe aktivitete të tjera.