Kali pesëvjeçar francez i racës së pastër, Calandagan, u shpall në Londër si kali më i mirë i garave në botë, që është ekuivalent me fitimin e Topit të Artë në futboll, raportuan mediat franceze.
Ky vlerësim i rrallë jepet nën kujdesin e Federatës Ndërkombëtare për Garat me Kuaj si shpërblim për rezultatet e jashtëzakonshme të këtij kali garash gjatë sezonit 2025, raporton France24.
Xhokeu francez Mikael Barzalon, i cili stërviti Calandagan në Chantilly në departamentin Oise pranë Parisit, mori gjithashtu çmimin.
Calandagan është një kalë i ngjyrës gështenjë me një model të bardhë në formë zemre në kokë dhe i përket familjes së Aga Khan, pronarit më të famshëm të kuajve të garave në Francë.
Congratulations again to Calandagan for being named the 2025 Longines World’s Best Racehorse! #LonginesWorldRacingAwards pic.twitter.com/scvOpIpomY
— IFHA’s Longines World’s Best Racehorse Rankings (@worldsbesthorse) January 20, 2026
Gjatë vitit të kaluar, Kalandagan ka fituar në Francë në Grand Prix de Saint Cloud, në Angli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Japoni, ku arriti të fitonte Kupën e Japonisë në një nga garat më prestigjioze në botë, e cila nuk është fituar nga një kalë francez në 38 vitet e fundit.
“Përmes suksesit të Calandagaan, e gjithë industria franceze e garave po lë gjurmën e saj në nivelin më të lartë të skenës ndërkombëtare, e nxitur nga talenti, përkushtimi dhe vendosmëria e atyre që punojnë në të”, tha Guillaume de Saint-Saens, president i France Gallop.
Congratulations to Calandagan for being named the 2025 Longines World’s Best Racehorse! Watch the celebration video here. #LonginesWorldRacingAwards pic.twitter.com/54TyFk7DGy
— IFHA’s Longines World’s Best Racehorse Rankings (@worldsbesthorse) January 20, 2026
