ShowBizzz

Në një lidhje dashurie me Dea Vierin? Si përgjigjet Drini Zeqo!

Drini Zeqo u pyet në “Këndin e së Vërtetës” në “Top Arena” për aludimet në lidhje me një lidhje të mundshme me ish-banoren e BBV.

Bëhet fjalë për Dea Vierin, e cila e surprizoi në studio me rastin e ditëlindjes së moderatorit.

Për sa i përket pyetjes, Drini la të kuptohej se nuk ka diçka të tillë mes tyre. “I uroj Deas një fat të lumtur në jetë”, tha ai.

Dea dhe Drini janë dy prej ish-banorëve të këtij BBV3. Por, edhe pse nuk jetuan asnjë ditë bashkë në shtëpinë e famshme, ata janë njohur jashtë dhe duket se kanë krijuar një miqësi shumë të fortë.

Fillimisht ishte një foto e të dyve me Ledjonën e tani dy foto të tyre bashkë, shumë të afërt, që beri lëmsh rrjetin.  “Shikoni foton tjetër për të parë lumturinë”, i mbishkruante Dea dy fotot me Drinin, i cili në foton e dytë e ka përqafuar dhe shfaqet duke e puthur në faqe.

 



lokimagazine