ShowBizzz

Në pritje të ‘Dy gisht mjaltë 2’, aktorët dhe stafi e djegin me një super festë

Teksa të gjithë presin me padurim muajin shkurt që “Dy gisht mjaltë 2” të shfaqet në kinema, mbrëmjen e djeshme aktorët dhe stafi janë mbledhur për të festuar.

Ermal Mamaqi ka publikuar disa pamje nga festa ku atmosfera është ndezur dhe stafi shihet duke kërcyer. Mes tyre edhe aktorët shumë të dashur për publikun, si Cekja, Marjana Kondi, Natasha Sela, Bujar Asqeriu etj.

“Dy gisht mjaltë 2” do të transmetohet nga shkurti dhe pritet të thyejë sërish rekord me shitje biletash. Në role kryesore do të jenë sërish Elvana Gjata (Ema) dhe Ermal Mamaqi (Ervini).

Tashmë të martuar, Ervini dhe Ema do na tregojnë çfarë ndodh vërtet pas përrallës “Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë…”

Filmi vjen me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqi.

Në pritje të 'Dy gisht mjaltë 2', aktorët dhe