Lajme

Në qeli për shpërdorim detyre/Çfarë pritet të ndodhë pasnesër me Vangjush Dakon?

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ndodhet në qeli që prej 6 qershorit, ku vijon betejën nëpërmjet avokatëve për lirimin e tij nga burgu.

Dako akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste, pasi bashkë me drejtuesin e Urbanistikës në Bashki dhe topografët, kanë zbardhur një leje 4 vite pasi pallati ishte ndërtuar.

Por çfarë pritet të ndodhe me Vangjush Dakon pasnesër? Gazetari Eni Ferhati ka dhënë detaje në lidhje me ecurinë e proceseve gjyqëesore të ish-kryebashkiakut të Durrësit.

Gazetari tha në emisionin Now në Euronews Albania se ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako pas dy ditësh ka mundësinë e fundit për të lënë qelinë, pasi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Nisur nga akuzua për shpërdorim detyre do shohim shumë më tepër kryebashkiakë nën hetim. Po të marrim rastin e Dakos, që pasnesër ka mundësinë e fundit për të dalë nga qelia, pasi ka bërë një rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kjo është mundësia e tij e fundit për të përfituar një masë më të lehtë sigurie. Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre para 11 vitesh. Me këtë standard çdo kryetar bashkie, edhe në Tiranë të gjithë kryetarët e bashkisë, po t’i hyje leje zhvillimore do ngeleshin në rrjetë të gjithë majtas djathtas”, tha gazetari.