ShowBizzz

Në rrjetet sociale nuk mungojnë lëvdatat, por Arbana mungon sërish në festën e TCH dhe habit me postimin

Stafi i televizionit të njohur, “Top Channel”, u mblodh mbrëmjen e djeshme për të festuar festën e fundvitit.

Për këtë mbrëmje, si rrallëherë, Sara bëri një postim në InstaStory ku shihej duke festuar me Ledionin.

Mirëpo vëmendjen më të madhe e mori shkrimi i saj “thumbues”:

“Na falni, kemi që në 2016-ën pa dalë”.

Kujtojmë që verën e 2015 Ledioni ka moderuar “BB8” dhe pas asaj periudhe ai është ‘zhdukur’ nga mediat dhe daljet e tij publike kanë qenë të rralla.

Gjithashtu ajo çka ra në sy gjatë festës ishte mungesa e Arbanës, e cila festoi mbrëmë me stafin e saj.

Së fundmi është përfolur që këtë vit BBV3 do ta moderojë ai dhe jo Arbana Osmani. Arbana apo Ledioni nuk kanë bërë ndonjë njoftim zyrtar sesi qëndron e vërteta.



lokimagazine