Lajme

Në shënjestër nga Hamas, Izraeli rrethon spitalet e Gazës

Gjatë orëve të fundit ushtria izraelite ka rrethuar tre spitale në Gaza dhe spitalin indonezian në veri pasi janë shënjestruar me bombardime një natë më parë  nga disa raketa të lëshuara nga Hamas.

Duke përdorur tanke dhe mjete të blinduara ushtria izraelite ka rrethuar një perimetër afërsisht 100 metra, duke strehuar mijëra të plagosur, shkruan Al Jazeera.

Shumë njerëz nga brenda spitalit al-Rantisi dhe spitalit al-Nasser kanë bërë thirrje për largimin e ushtrisë dhe të lejohen të largohen nga ambientet e spitalit.

Prej fillimit të luftës më 7 tetor janë vrarë të paktën 10,812 palestinezë në sulmet izraelite në Gaza. Në Izrael, numri i të vdekurve është më shumë se 1,400.