ShowBizzz

Në trupin e Liam Payne u gjet kokainë

Raporti toksikologjik në trupin e Liam Payne nuk ka përfunduar ende, kanë thënë autoritetet në Argjentinë, mes raportimeve për gjetjen e kokainës në sistemin e trupit të tij.

Ish-ylli i One Direction vdiq në Buenos Aires, Argjentinë, javën e kaluar pasi ra nga ballkoni i katit të tretë në hotelin Casa Sur. Një përfaqësues i zyrës së prokurorit publik u takua me babanë e tij Geoff Payne, i cili ndodhet në Argjentinë, për ta përditësuar atë për hetimet mbi vdekjen e 31-vjeçarit.

Andres Esteban Madrea i tha Payne se ekzaminimet toksikologjike dhe histopatologjike nuk kanë përfunduar ende dhe se rezultatet e tyre nevojiten përpara se trupi të mund t’i lëshohej familjes.

Mbrëmë është raportuar se një zyrtar argjentinas tha se një raport fillestar toksikologjik kishte gjetur praninë e kokainës, një drogë e klasit A, në trupin e Payne në kohën e vdekjes së tij.

Raporti paraprak iu dorëzua prokurorëve vendas, tha zyrtari, por ata theksuan se nuk ofron një lexim të saktë se sa sasi e drogës qarkullonte në gjakun e tij kur vdiq.